Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëzimi i ri për shkollim specialistik: Kandidatët duhet të kenë së paku 1 vjet përvojë pune në lëminë përkatëse

Lajme 18/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se e ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ për Shkollimin Specialistik. Me këtë UA kandidatët duhet të kenë së paku një vjet përvojë pune në lëmitë përkatëse

Vitia pas nënshkrimit të këtij UA ka deklaruar se janë eliminuar mangësitë nga udhëzimi i vjetër dhe se janë rregulluar kriteret që përcaktojnë shpalljen e konkursit, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta sjellë disa nga ndryshimet që janë bërë në këtë udhëzim, e një prej tyre, përvoja një vjeçare në lëmitë përkatëse për t’u pranuar si specializantë – ka ngritur shqetësimin e mjekëve të rinj.

Në UA-në e ri Anëtarët e Bordit emërohen nga ministri pavarësisht konsultave me institucionet si Fakulteti i Mjekësisë, SHSKUK, IKSHPK apo Odat e profesionistëve shëndetësor. Në UA-në e vjetër këto institucione kanë propozuar nga dy emra ndërsa janë miratuar nga minsitri.

Në UA-në e ri poashtu është vendosur kriter që anëtarët e Bordit duhet të kenë nga tre punime në platformat Ëeb of Science ose Scopus, dy prej të cilave në cilësi të autorit të parë, ose të jenë anëtarë (felloë) në shoqatat ose organizatat e shquara ndërkombëtare dhe të jenë specialistë me përvojë mbi 10-vjeçare.

Ndryshime ka edhe Nenin 7 në emërimin e Komiteteve Specialistike. Në UA-në e ri anëtarët e komiteteve duhet të kenë së paku pesë vjet përvojë si specialistë dhe anëtar i rregullt i Katedrës përkatëse, ose mbi 7 vjet përvojë pune si specialistë dhe doktor shkence.

Në UA-në e vjetër Komiteti Specialistik në Nenin 6, ka pasur të përcaktuar anëtarë me përvojë mbi 10 vjeçare dhe anëtar i rregullt i Katedrës përkatëse, ose në mungesë është emëruar ndonjë anëtar i lëmisë së ndërlidhur.

Në UA-në e ri janë vendosur tre kritere në Nenin 16 për lejimin e shkollimit specialistik i bazuar në: Planin strategjik të burimeve njeëzore në sektorin e shëndetësisë; Kapacitetet njerëzore dhe institucionale në dispozicion; dhe në Konkursin publik. Ndërkaq është hequr pika “Planprogrami i shkollimit specialistik i aprovuar nga Bordi dhe i përpiluar nga komiteti” në UA-në e vjetër.

Në Nenin 17 i cili përcakton kriteret për Pranimin e kandidatëve për shkollimin specialistik, është vendosur përvoja 1 vjeçare e punës në drejtimin përkatës (mjekësi e përgjithshme, stomatologji, farmaci dhe psikologji), si kriter për t’u pranuar në konkurs. Ky kriter do të fillojë së zbatuari një vit pas hyrjes në fuqi të UA-së.

Ndërkaq kriteret tjera të konkursit përcaktohen sipas dispozitave të këtij UA dhe kritereve tjera të pracaktuara nga Bordi.

Kriteri për përvojë një vjeçare për kandidatët për specializim nuk ka qenë në UA-në e vjetër.

Specializantët edhe në këtë UA-në e ri e kanë për detyrë të mbajnë nga dy kujdestari në muaj, ndërsa më shumë se dy sosh mund të paguhen nga institucioni.

Në Nenin 46 tek Dispozitat Kalimtare thuhet se “Për specializantët të cilët kanë filluar shkollimin specialistik para hyrjes në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ zbatohen dispozitat e Udhëzimit Administrativ në kohën e fillimit të shkollimit specialistik”.

Në këtë UA ka edhe gabime sikurse tek Neni 20 paragrafi 1 i cili thotë: “Në rast të mospërmbushjes të obligimit nga neni 19, paragrafi 11…”. Në fakt në Nenin 19 nuk ka fare paragraf me numër 11, duke mbetur kështu e paqartë se cilit nen dhe cilit paragraf i referohet Paragrafi 1 i Nenit 20.

Udhëzimin e ri Administrativ e ka publikuar MSH në wefaqe dhe e gjeni duke klikuar KËTU. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë viktima femër nga aksidenti i sotëm në fshatin Rogovë
Artikulli i rradhës Forconi kockat e juaja me suplementin e kombinuar kalcium dhe vitaminë D

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.