Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Udhëzuesi për ushqyerjen e fëmijëve: 5 grupet e ushqimeve që nuk duhet shmangur

Jetë 18/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

T’i ofroni fëmijës tuaj racione të ushqimit të shëndetshme, ushqyese dhe të balancuara në mënyrën e duhur, mund të jetë një sfidë, nëse keni fëmijë që kanë intolerancë ndaj laktozës, ose zgjedhin ushqimet, apo refuzojnë të hanë frutat, perimet dhe proteinat.

Fëmijët nuk do të pëlqejnë të gjitha ushqimet që ua ofroni në pjatë, prandaj një grup nutricistësh australian kanë përgatitur këtë udhëzues për të iu mësuar si ti drejtoni të vegjëlit drejt jetës së shëndetshme, transmeton Gazeta Shneta.

Këta nutricist kanë formuluar 5 grupe ushqimesh, në të cilat përfshihen të gjitha materiet ushqyese, vitaminat dhe mineralet për të zhvilluar mendjen dhe trupin e fëmijëve.

Grupi i Parë – Perimet dhe bimët bishtajore:

Perimet natyra naj ofron në lloje të ndryshme të ngjyrave dhe shijeve. Shumica prej tyre fatmirësisht mund të konsumohen të papërpunuara, dhe të tjerat shijen më të mirë e kanë të përgatitura.

Cilat duhet t’i hedhni në pjatën e fëmijës?

Fasulet, bizelet, karrotat, borkolin, domaten, lulelakrën, lakrën, trangullin, etj.
Këto mund t’i servirni në supë, pasta, gjellë, apo në formë sallate.

Grupi i Dytë – Frutat:

Kur bëhet fjalë për frutat, konsumimi i freskët është më i miri! Në rast nuk ju pëlqen shija, përgatitni lëngje të freskëta pa sheqer.

Frutat e freskët do t’i ofrojnë fëmijës materie ushqyese dhe fibra, që janë thelbësore për jetë të shëndetshme.

Cilët fruta duhet t’i konsumoni?

Të gjithë, pa përjashtimin e asnjërit. Duke u nisur nga bananja, molla, dardha, kivi, dredhëza, kumbulla, portokalli, mandarina, rrushi, dhe të gjithë listën e pafund të frutave mrekullibërës.

Frutat mund t’ia servirni fëmijës në mëngjes, me jogurt, drithëra, apo në ëmbëlsira pa sheqer artificial.

Grupi i Tretë – Produktet e qumështit:

Qumështi, djathi dhe jogurti i ofrojnë fëmijës tuaj proteina dhe kalcium, që ndihmojnë në ndërtimin e eshtrave të forta dhe dhëmbëve të shëndetshëm.

Bebet që nga lindja nisin regjimin e ushqimit vetëm me qumësht, pastaj nga muaji i 12, mund të filloni ta prezentoni gradualisht me qumështin që ka yndyrë. Pastaj, rreth moshës 2 vjeçare, mund të vazhdoni edhe me produktet e tjera të bylmetit me pak yndyrë.

Grupi i Katërt – Gruri dhe drithërat:

Gruri mundëson energjinë që fëmijët kanë për t’u zhvilluar, rritur dhe mësuar. Posedojnë shumë vitamina, materie ushqyese dhe proteina e fibra.

Zgjedhjet e shëndetshme përfshijnë më së shumti grurin e plotë, të cilin mund ta gjeni në drithëra, bukë, oriz, makarona, tërshërë, elb, etj.

Nga mosha dy vjeçare e fëmijës, ata mund të hanë 4 servime të drithërave gjatë ditës. Fëmijët energjik mund të hanë më shumë për t’u ofruar gjithë energjinë e mjaftueshme që shpenzojnë gjatë ditës.

Grupi i Pestë – Proteinat:
Ky grup i ushqimeve ofron shumë të mira shëndetësore kur bëhet fjalë për përgatitjen e ushqimeve të shëndetshme.

Këtu bëjn pjesë mishi i padhjamosur, peshku, shpendët, dhe burimet e proteinës vegjetariane si vezët, bishtajat, dhe arrat.

Këto ndahen në degëzimet përkatëse:

Mishi i padhjamosur: Bifteku, qingji, derri, mishi i viçit.
Shpendët: Pula, gjel deti dhe pata.
Peshku dhe ushqimet e detit: Peshku, gaforrja, midhjet, molusku.
Vezët
Bishtajoret: bizelet, thjerrëzat, tofu
Arrat: bademi, kikiriku, lajthia
Farat: e kungullit, susami dhe farat e lulediellit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakProblemet në mbetjen shtatzënë: Kur duhet të shqetësoheni
Artikulli i rradhës Era e keqe në sqetulla dhe këmbë: Ja mënyra perfekte për ta larguar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.