Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Uji i Badovcit brenda pak ditësh mund të jetë i përdorshëm për pije

Lajme 13/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, por edhe ata të komunës së Prishtinës, paralajmëruan se, sipas informacioneve që kanë nga kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe se brenda pak ditësh, uji nga Badovci,  mund të jetë i përdorshëm për pije.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar së analizat e fundit laboratorike, tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e Liqenit të Badovcit dhe në rrjetin shpërndarës. Burbuqe Nushi, nga ky institut i tha Radio Kosovës së  bazuar në vlerat e rënies së ditëve të fundit se shpejti pritet të normalizohet kjo gjendje.

Përkundër faktit se vlerat edhe në Liqenin e Badovcit janë dukshëm më të ulëta, mirëpo ende nuk e kanë arritur standardin e paraparë. Përmirësimi i gjendjes varet nga shumë faktor si kushtet klimatike dhe temperatura. Nëse bazohemi në trendin e rënies së vlerave besojë se shumë shpejtë do të bëhet kthimin në situatë normale“, tha ajo.

Nushi, tha së uji me vlerat aktuale mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër përveç që rekomandohet që të mos përdoret për pije e posaçërisht për fëmijët e moshës nga 0 deri në 5 vjeç.

Uji me vlerat aktuale të manganit mund të përdoret për të gjitha veprimtarit tjetër, përveç që rekomandohet të behët kujdes për pije. Përgatitje të ushqimit, pastrim të ambientit, higjiene personale   të gjitha të tjerat. Aktualisht rekomandohet të mos përdoret për pijë  posaçërisht të mos përdoret nga fëmijët prej moshës 0 deri në 5 vjeç”, theksoi ajo.

Ndërkohë, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar së ka pasur një bisedë telefonike me Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahun, i cili e ka informuar se cilësia e ujit është përmirësuar dukshëm dhe brenda pak ditësh do të mund të përdoret për pije.

Ai tha se, Fetahu e ka siguruar së shumë shpejt qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badovcit mund ta konsumojmë ujin sepse tashmë nivelet e manganit në të janë ulur dhe vetëm duhet zbatuar disa  procedura të nevojshme që më pas ta përdorin ujin lirshëm për pije./RTK

 

Artikulli paraprakEksplorimi i vaksinave të fundit të ARN-së dhe ndikimi i tyre në imunizimin
Artikulli i rradhës Shqetësimet për humbjen e kujtesës: Kur është momenti për të ngritur alarm?

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.