Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ukimeraj: Pacientët me sëmundje hematologjike trajtohen me barna të reja, ka hapësirë edhe për terapi të avancuara

Lajme 22/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Hematologjisë trajtohen pacientë me sëmundje hematologjike malinje dhe jomalinje.

Drejtoresha e kësaj klinike Dr. Afërdita Ukimeraj ka thënë se pacientët me sëmundje hemato-onkologjike trajtohen me protokolle standarde si në gjithë botën. “Por kuptohet se kemi terapi imunologjike, terapi target, kohët e fundit është bërë përparim sa i përket sigurimit të barnave të reja dhe të ofrimit të një niveli sa më të lartë dhe normalisht këto barna kanë një efikasitet shumë më të lartë krahasuar me terapitë standarde”, ka deklaruar ajo.

Ukimeraj ka thënë se sikurse në gjithë botën edhe në vendin tonë kemi një trend në rritje të sëmundjeve malinje që me siguri lidhen me zhvillimin ekonomik, ndotjen e ambientit, jetën sedentare.

“Gjithsesi ka hapësirë për trajtime akoma më të avancuara kur e dimë që bota përdorë barna në nivel më të lartë të nivelit molekular, kështu që gjithsesi që ka hapësirë për më mirë”, ka thënë ajo.

Ukimeraj ka thënë se megjithëse vitet e fundit është shtuar buxheti për barna, ka ende nevojë për investim në barna të reja të cilat kushtojnë shtrenjtë për pacientët.

“Gjithsesi që ka vend, kuptohet që krahasuar me vendet e rajonit nuk jemi edhe shumë keq, por ka hapësirë edhe për më mirë. Shpresojmë që me buxhetin e ri të kemi mundësi më të mira”, ka deklaruar ajo.

Ukimeraj ka folur edhe për ndërtimin e objektit të ri të klinikës së Hematologjisë dhe Nefrologjisë. Ajo ka thënë se klinika e re është shumë e rëndësishme për përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve. /klankosova

Artikulli paraprakMSh-ja: Së bashku më të fortë, të bashkuar për ndërgjegjësimin për kancerin e mushkërive
Artikulli i rradhës Disa persona të veshur si maskota tentojnë të mashtrojnë nxënësit në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.