Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa persona të veshur si maskota tentojnë të mashtrojnë nxënësit në Prishtinë

Lajme 22/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet janë në hall me disa persona që sipas tyre enden afër shkollës me një kombi dhe veshën si maskota duke iu thënë nxënësve se do iu dërgojmë te këndi i lojërave. Për këtë çështje janë të informuar edhe Policia e Kosovës dhe që dy ditë janë duke përcjellur rastin por deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë diçka në lidhje me këtë rast.

Këto shqetësime po i kanë që disa ditë këta nxënës.

Pasi në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet, dyshohet se një kombi-bus me disa persona po i lutë fëmijët të i dërgojë në këndin e lojërave.

“Është një veturë e zezë kombi dhe janë do njerëz që veshën si maskota dhe i kanë dy kartona, njërën pjesë e kanë Free Candy tjetra Fëmijë hajde me iu dërgu te lodrat dhe i kanë krejt xhamat e zi, një ditë i kanë ndalë dy nxënës dhe i kanë thënë hajde me iu dërgu diku, turnir kemi pasë”.

Nxënësit tregojnë që ata janë duke zgjedhur edhe forma tjera për t’i mashtruar që t’i marrin me vete.

Ndërsa për këtë çështje janë të informuar edhe prindërit.

Adhurim Maliqi thotë se ka marrë informata nga djali i tij dhe për këtë ai kërkon nga organet e rendit që të shtohet siguria në shkollë.

“Situatë alarmante nuk është situatë e mirë nuk është dicka e rregullt normal duhet organet me u marrë me këtë rast jo vetëm me këtë rast por po ka shumë raste tash është mirë me reagu është mirë me pas më shumë kontroll edhe pse besoj që ka policë, edhe duhet me i shku deri në fund kësaj pune sepse nesër pasnesër mundet dikush edhe me i marrë fëmijët”, ka deklaruar Maliqi.

Drejtoresha e kësaj shkolle nuk pranoi të flasë për televizionin.

Mirëpo drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, tregon se për këtë rast janë duke u marrë Policia e Kosovës por deri më tani nuk është parë diçka e dyshimtë.

“Ne kemi kontaktuar me Stacionin përkatës që mbulon zonën në shkollën Hasan Prishtina. Nga dy ditë Policët në civilë kanë vëzhguar dhe janë në afërsi të shkollës që të mbledhin informata dhe të shohin se sa ka të vërtetë rreth kësaj, e kemi të konfirmuar edhe nga Policia edhe sot kam biseduar edhe njëherë që nuk kanë asnjë fakt apo nuk kanë gjet asnjë gjë sa i përket kësaj informate”, ka pohuar ai.

Fushtica kërkon nga prindërit të mos bëjnë panikë dhe për çdo informatë të iu drejtohen organeve përkatëse.

Ndër të tjera, Tëvë1 kanë dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës por deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë kthyer përgjigje.

 

Artikulli paraprakUkimeraj: Pacientët me sëmundje hematologjike trajtohen me barna të reja, ka hapësirë edhe për terapi të avancuara
Artikulli i rradhës Humbje peshe e pashpjegueshme, çfarë mund të thotë kjo për shëndetin tuaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.