Neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka reaguar pas postimit të kirurgut të QKUK-së Dr. Arber Morina, i cili tha se mund ta shëroj diabetin përjetësisht tek personat me diabet të tipit 2.
Ulaj në reagimin e tij ka krahasuar Morinen me mjekun popullor Hetem Ramadani, i cili poashtu pretendonte se shëronte diabetin dhe largonte insulinën, shkruan Gazeta Shneta.
“Sot paska dal një doktor – kirurg me diplomë (Arber Morina) dhe ka entuziazmuar aq shumë publikun sa për 4 orë qenka shpërndar nga 600 persona në FB – me shumë komente dhe urime përcjellëse”, ka shkruar Ulaj.
Reagimi i tij i plotë:
Kosova – vend i vakive!
Pata shkruar para do kohe për një “mjek popullor” (HR) që thoshte se shëron sëmundjën e sheqerit me nutricion dhe e largon insulinën nga përdorimi. Sot paska dal një doktor – kirurg me diplomë (Arber Morina) dhe ka entuziazmuar aq shumë publikun sa për 4 orë qenka shpërndar nga 600 persona në FB – me shumë komente dhe urime përcjellëse. Ky kirurg thotë se me “metodë minimale invazive” shëron obezitetin e diabetin dhe insulinës i thotë lamtumirë.
E shkruan numrin e tel. personal dhe fton qytetarët që kanë nevojë t’i lajmrohën.
Jam i sigurtë, se zbulimi i ilaçit për shërimin e diabetit dhe largimin e insulinës nga përdorimi të rreth 200 milion përdoruesve/botë do të jetë lajm global dhe zbuluesi do të merr çmimin Nobel.
Prandaj kujdes, ruajuni dhe mos merrni turr në kësi ftesa qesharake!
P.S. Endokrinolog – lajmërohuni me të dhënat e fundit shkëncore rreth trajtimit të diabetit dhe “metodës së cekur”! A ka diçka të re rreth eliminimit të insulinës nga përdorimi? Informoni drejtë nevojtarët!