Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ultimatumi i kirurgëve ka skaduar, por nuk i janë rikthyer grevës

Lajme 09/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës hynë në grevë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe nuk u tërhoqën deri më datën 15 shkurt të këtij viti.

Për gati dy muaj mjekët refuzuan të punojnë rastet elektive me kërkesën për rritje të pagave në nivel të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por pas disa takimeve me ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorin e SHSKUK-së, disa klinika filluan të tërhiqen nga greva dhe rifilluan punën, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërsa më 15 shkurt kolegjiumet kirurgji dhe institutet paraklinike të QKUK-së vendosen që përfundimisht ta përmbyllin grevën. Ata dolën me një deklaratë të përbashkët ku i dhan afat Ministrisë së Shëndetësisë që t’i plotësojnë kërkesat e tyre deri më 6 maj.

“I japim hapësirën e duhur kompetentëve në Ministrinë e Shëndetësisë që të reflektojnë dhe t’i realizojnë detyrimet e tyre ligjore, posaçërisht për mentorimin dhe rrezikshmërinë në punë (ashtu siç u zotuan në takimin e datës 14 shkurt 2019). Në të njëjtën kohë ua bëjmë me dije të gjithëve se përpjekjet tona për realizimin e kërkesës së vetme për të cilën hymë në grevë – rritjen e koeficientit në ligjin për paga, do të vazhdojë deri në fund me të gjitha mjetet ligjore derisa të fitojmë pozicionin e merituar që na takon”, thuhet në letrën e kolegjiumeve.

Ndonëse asnjë nga kërkesat e tyre nuk janë realizuar deri më tani, kirurgët nuk i janë rikthyer grevës.

Kujtojmë se greva e kirurgëve fillimisht u përkrah edhe nga disa spitale regjionale por të cilat iu bashkuan grevës me vetëm 24 orë. Ndërkaq greva nuk u përkrah nga sindikalistët. Këta të fundit shkëmbyen akuza e kundërakuza me përfaqësuesit e grevistëve, në veçanti kirurgun Arbër Morina, i cili përfaqësonte grevistët në media.

Ndërkaq sindikalistët u ndan të kënaqur me koeficientin 5.0 i cili u miratua në Ligjin e ri të Pagave i cili pritet të hyj në fuqi në fund të këtij viti. Me këtë ligj pagat e specialistëve do të dyfishohen nga 600 në 1200 euro. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKontakti me sy me beben ju lidh shumë me njëri-tjetrin
Artikulli i rradhës 4 fazat e menopauzës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.