Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UNICEF: Gjysma e fëmijëve në botë përballen me tri rreziqe klimatike njëkohësisht

Lajme 16/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjysma e fëmijëve në botë jetojnë të ekspozuar ndaj të paktën tri rreziqeve klimatike të mbivendosura njëra me tjetrën, duke kërcënuar shëndetin, arsimin dhe mbijetesën e tyre, paralajmëron një raport i ri i UNICEF-it.

Sipas raportit, kriza klimatike po i ekspozon gjithnjë e më shumë fëmijët ndaj valëve të të nxehtit, përmbytjeve, stuhive dhe thatësirave. Mbi një miliard fëmijë në mbarë botën përballen me të paktën tri nga këto rreziqe në të njëjtën kohë, raporton The Guardian transmeton Gazeta Shneta.

Një nga shembujt më dramatikë vjen nga Papua Guinea e Re, ku fëmijët detyrohen të notojnë përmes një lumi të mbushur me krokodilë për të shkuar në shkollë, pasi një urë e rëndësishme u shkatërrua nga reshjet e mëdha dhe nuk u rindërtua më.

“Ëndrra ime është të bëhem mësuese ose pilote. Ne kemi nevojë për një urë të re që të mund të shkojmë në shkollë të sigurt çdo ditë”, thotë 15-vjeçarja, Lorna.

Raporti thekson se temperaturat në rritje dhe fenomenet ekstreme të motit po dëmtojnë infrastrukturën, duke goditur rrugët dhe urat dhe duke vështirësuar jetën e komuniteteve të tëra.

UNICEF analizoi ekspozimin e fëmijëve ndaj tetë rreziqeve klimatike, përfshirë përmbytjet, valët e të nxehtit, zjarret dhe stuhitë tropikale. Rajoni i Sahelit në Afrikë dhe vende si Bangladeshi, Mianmari dhe Pakistani rezultojnë ndër më të prekurit.

Megjithatë, rreziku nuk kufizohet vetëm në vendet e varfra. Në Itali, më shumë se gjashtë milionë fëmijë përballen me valë të zgjatura të të nxehtit dhe thatësira.

UNICEF u bën thirrje qeverive dhe bizneseve të reduktojnë emetimet dhe të investojnë në sisteme më të qëndrueshme shëndetësore, arsimore dhe infrastrukturore për të mbrojtur brezat e ardhshëm. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

Ju sugjerojmë

Gjendet e braktisur një foshnje në Shkup, policia nis hetimet

16/06/2026 Lajme

Të dhënat nga Spitali i Fierit, shtohen rastet e helmimeve nga insektet dhe zvarranikët

16/06/2026 Lajme

Kadri Bytyqi fiton edhe një mandat në krye të Odës së Farmacistëve të Kosovës

16/06/2026 Lajme

Mes vdekjeve nga Ebola, pacientët e shëruar rikthejnë shpresën në epiqendrën e shpërthimit në Kongo

16/06/2026 Lajme

Mbi 200 mijë vdekje nga nxehtësia në Evropë mund të ishin shmangur, paralajmëron OBSH-ja

16/06/2026 Lajme

Karamele me kanabis nëpër shkolla – Policia e Shtetit ngre alarmin drejt Ministrisë së Arsimit: Nxënësit kujdes nga konsumi aksidental

16/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.