Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka rizgjedhur Kadri Bytyqin në postin e kryetarit për mandatin katërvjeçar.
Vendimi u mor në mbledhjen e mbajtur sot, ku Bytyqi siguroi mbështetjen e shumicës së delegatëve të Kuvendit. Ai u zgjodh me 53 vota për, 3 abstenime dhe 2 vota kundër, transmeton Gazeta Shneta.
Me këtë vendim, Bytyqi do të vazhdojë të udhëheqë Odën e Farmacistëve të Kosovës edhe për një mandat tjetër, deri në vitin 2030. /Gazeta Shneta/


