Universiteti i Prishtinës (UP) ka themeluar qendrën për studentët me nevoja të veçanta.
Qendra synon të ofrojë një ambient të sigurt dhe të pajisur me infrastrukturën e nevojshme, duke u përqëndruar në përmbushjen e nevojave të studentëve me nevoja të veçanta. Trajnimi i zyrtarëve për shërbimet ndaj kësaj kategorie studentësh tregon një përkushtim serioz nga ana e universitetit në këtë drejtim, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit thuhet se ndërthurja e kësaj nisme me vlerat e diversitetit, barazisë dhe përfshirjes thekson angazhimin e UP-së për të krijuar një mjedis arsimor të hapur dhe mbështetës. Përputhja me vlerat e Kombet e Bashkuara, si dhe bashkëpunimi me organizata të tjera dhe institucione, shpreh një përpjekje të përbashkët për avancimin e arsimit dhe përmirësimin e jetës së studentëve me nevoja të veçanta.
Financimi i kësaj qendre nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ndihmon në sigurimin e burimeve financiare për operimin e saj. Ky është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet sektorit arsimor, shoqatave civile dhe institucioneve qeveritare për të adresuar nevojat e grupeve të veçanta në shoqëri.
Njoftimi i plotë: