Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

UP hap konkursin e studimeve të doktoratës

Lajme 12/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Universiteti i Prishtinës hap konkursin e studimeve të doktoratës për vitin akademik 2026/’27

Me konkursin e hapur në pesë njësi akademike e nëntë programe studimi, parashikohet të pranohen 61 studentë të doktoratës.

Kandidatët mund të aplikojnë për pranim në disa programe doktorate të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Edukimit.

Studentët që konkurojnë për këtë nivel studimesh duhet ta plotësojnë kushtin e notës mesatare më të lartë se tetë në nivelet bachelor dhe master.

Aplikimi në konkursin për studime të doktoratës fillon më 12.05.2026 dhe mbaron më 26.06.2026, në orën 16.00. Ai mund të bëhet në këtë vegëz.

Informatat për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, bashkë me konkursin në tërësi, i gjeni në vegëzën në vijim: Konkursi për studimet e doktoratës 2026/’27.

Detajet rreth studimeve të doktoratës në UP të përcaktuara nga rregullorja në fuqi, mund t’i lexoni këtu. Për probleme eventuale lidhur me aplikimin në sistem ose sqarime procedurale, ju lutemi t’i drejtoheni Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, nëpërmjet e-mailit: [email protected], përkatësisht Departamentit për Çështje Akademike, me anë të e-mailit: [email protected].

Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët, garanton trajtim me transparencë e meritoktaci të aplikimeve të pranuara në të gjitha fazat e konkursit.

Artikulli paraprakStudim: Shumë pacientë vazhdojnë të kenë simptoma edhe muaj pas infektimit me hantavirus
Artikulli i rradhës Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.