Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urdhri i çuditshëm i Ministrisë për operacionet: Të kryhen aq sa ka material steril

Lajme 08/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një urdhër i ri nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, detyron drejtoritë e spitaleve që ndërhyrjet kirurgjikale t’i planifikojnë bazuar në kontratën e lidhur me operatorin që furnizon sallat me materialet sterile. Pra e thënë troç, kirurgët duhet të tregohen të kursyer me operacionet që kryejnë, kanë apo jo nevojë pacientët.

Në spitalin e Durrësit për shembull në një muaj duhet të kryhen 155 ndërhyrje kirurgjikale, 65 prej tyre te planifkuara, por nëse numri i operacioneve urgjente rezulton më shumë se 90 shefi i shërbimit duhet t’i shtyjë ndërhyrjen pacientit që e ka planifikuar. Të paktën kështu thuhet në shkresën që drejtoria i ka dërguar shefit të shërbimit të kirurgjisë në spitalin e Durrësit.

Ndërkohë spitali i Fierit nuk duhet të tejkalojë buxhetin prej 46 mijë lekë në vit për shërbimin e sterilizimit. Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i kërkon spitalit rajonal të ruajë limitet buxhetore dhe të planifikojë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale në përputhje me kontratën e lidhur me koncesionarin.

Ministria e Shëndetësisë në dhjetor të vitit 2015 i dha me koncension “Sani Service” sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Kontrata u firmos për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh./Opinion.al

Artikulli paraprakSpecialistja nga Kosova që ligjëron në universitete britanike
Artikulli i rradhës Ja si ta tejkaloni frikën e lindjes

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.