Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Specialistja nga Kosova që ligjëron në universitete britanike

Lajme 08/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Profesoresha universitare në Angli, thotë se të qenit mjeke në Mbretërinë e Bashkuar është një sfidë e madhe, ashtu si edhe në çdo vend të botës

Ardiana Gjini Beeley është Specialiste e Shëndetit Publik në Bristol të Anglisë. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini hapat e karrierës së suksesshme të saj si dhe njohja me bashkëshortin e saj.

Mjekja e lindur në Gjakovë, kishte qenë studente në Universitetin e Prishtinës në momente shumë të vështira për Kosovën. “Për shkak të masave të dhunshme në Kosovë, u detyrova të regjistrohem në Sarajevë , por edhe atje më zuri lufta dhe prapë u ktheva në Kosovë ku edhe diplomova në mjekësi”, tregon ajo.

Ardiana tregon se në vitin 1996 kishte filluar karrierën si mjeke në Spitalin e Gjakovës dhe me fillimin e luftës iu bashkëngjitë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

“Me eskalimin e situatës dhe intensifikimin e luftës u zhvendosa në Shqipëri ku edhe atje punova në institucione të ndryshme shëndetësore. Pas luftës u ktheva bashkë më OBSH dhe kontribuova për rimëkëmbjen e sistemit shëndetësorë”.

Gjakovarja tregon se ajo shkoi në Angli për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm, por fati deshi që ajo të njihte të dashurin e saj që tashmë janë të martuar.

“Në verën e vitit 2003 pasi kishte përfunduar studimet për Master takova bashkëshortin tim tashmë…Tashmë në Kosovë jemi një shoqëri më e hapur, në atë kohë kultura jonë ishte më pak e hapur. Martesa me një të huaj kishte vështirësitë e veta, dhe në fillim kishte aspekte shokuese, por edhe familja ime e kuptoi se jeta ime nuk ishte domosdoshmërisht e lidhur patjetër me Kosovën”, rrëfen Ardiana Gjini Beeley.

Mjekja tregon se edhe sot në Angli ka diskriminime ndaj të huajve e madje edhe ndaj grave. “Jam ndoshta e vetmja jo e huaj në pozitën që unë drejtoj në Angli…Ka sfida që ndoshta nuk janë shumë të këndshme për sukses në atë vend”, thotë Ardiana.

Profesoresha universitare në Angli, thotë se të qenit mjeke në Mbretërinë e Bashkuar është një sfidë e madhe, ashtu si edhe në çdo vend të botës. “Kam pasur shumë net pa gjumë për vendimet që kam marrë në lidhje me jetën e pacientëve, por fatmirësisht nuk kam pasur ndonjë situatë problematike”, thotë Ardiana Gjini Beeley.

Duke folur për sistemin shëndetësor në Kosovë, ajo ka thënë se është pozitive se nga momenti kur ajo e ka lënë punën në Kosovë, jetëgjatësia mesatare është rritur. “Kur unë kam punuar mjeke në Kosovë jetëgjatësia mesatare ishte 67 vjet, ndërsa tani e ka kaluar 70-tën”, thotë ajo.

Artikulli paraprakKumbaria e Princit Leka II me djalin e gazetarëve kosovarë
Artikulli i rradhës Urdhri i çuditshëm i Ministrisë për operacionet: Të kryhen aq sa ka material steril

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.