Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë së shpejti do të ketë qasje më të lehtë gjatë hyrje-daljeve në rrugën “Fehmi Lladrovci”.
Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prishtinës Dr. Bujar Gashi, ka njoftuar se punimet për krijimin e kësaj kyçje tanimë kanë filluar dhe kjo do të ndikojë në shkurtimin e kohës së arritjes së ekipeve mjekësore në vendin e ngjarjes.
“Shumë i lumtur që sot filluan punimet për kyqjen direkte te ekipeve të QMU-së në rrugën Fehmi Lladrovci drejt rrethit qëndror, me të vetmin qëllim ‘ shkurtimin edhe me shumë të kohës së arritjes në vendin e ngjarjes’”, ka shkruar Gashi.
Deri më tani autoambulancat janë detyruar që të bëjnë rrugën deri në rrethrrotullimin e “Spitalit” për të kaluar në anën tjetër të rrugës “Fehmi Lladrovci”. /Gazeta Shneta/