Stafi i Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë urimin e festave të fundvitit.
Urimi i festave të fundvitit nga kjo klinikë ishte diçka më i veçantë se të tjerët, shkruan Gazeta Shneta.
Stafi i po kësaj klinike uroi që në vendin ku operojnë ata, në vitin në vijim të kenë foshnje të shëndosha, pa komplikacione apo anomali.
Urimit i paraprinë edhe një numër i konsiderueshëm i nënave, të cilat falënderonin stafin për punën e kryer gjatë këtij viti./Gazeta Shneta/