Urimi prekës i nënës për Bajram, për gjinekologen kosovare që e ndihmoi të bëhet me fëmijë (Foto)

2017-07-02 në ora 16:35

Një grua që u bë nënë para pak ditësh, i ka dërguar një mesazh mjaft emocional gjinekologes e cila e trajtoi.

Doktoresha Drita Kabashi ka publikuar një mesazh urimi për festën e Bajramit, të një pacienteje të saj, transmeton Gazeta Shneta.

“Urime Fitër Bajramin juve dhe gjithë familjes! Paçi shëndet e çdo të mirë! Falë Zotit edhe falë juve po e pres Bajramin ma t’mirë n’jetë bashkë me bebushin”, ka shkruar nëna me shumë mirënjohje për gjinekologen Kabashi.

Ja mesazhi i plotë të cilin e ka publikuar vet doktoresha. /Gazeta Shneta/