Urologët e Kosovës dhe Turqisë përmes një bashkëpunimi do të kryejnë për herë të parë në Kosovë, dy intervenime Nefrektominë radikale dhe Cistën parapielike të veshkës.
Kështu ka njoftuar urologu i QKUK-së Dr. Liridon Selmani. Ai ka thënë se ky aktivitet do të realizohet në Klinikën e Urologjisë në QKUK dhe do të transmetohet live në Qendrën e Telemjekësisë.
Lexoni njoftimin e plotë:
Gjatë javës presim në Kosovë miqtë tanë nga Klinika e Urologjisë – FIRAT University Elazig Turqi me të cilët së bashku do të realizojmë intervenimet laparoskopike ndër to për herë të parë në Kosovë Nefrektominë radikale dhe Cistën parapielike të veshkës.
Ky aktivitet është mundësuar falë angazhimit të Shoqatës së Urologëve të Kosovës dhe Klinikës së Urologjisë.
Ajo që e bën të veçantë këtë event është fakti që këto intervenime do të transmetohen në kohë reale në Qendrën e Telemjekësisë në ShSKUK.
Ftojmë të interesuarit mjekët, studentët dhe infermierët që të mërkurën datë 26.04.2023 nga ora 8.30 të marrim pjesë në këtë takim.
Workshopi është i akredituar me pikë nga ana e Odës së Mjekëve të Kosovës.