Dr. Shpëtim Thaçi – specialist i sëmundjeve të mushkërive, vjen në një intervistë në rubrikën “Mjeku i Javës” në Gazetën Shneta ku flet për sëmundjen e “Efusionit pleural” ose e njohur ndryshe si uji në mushkëri.
Thaçi ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2012 ndërsa specializimin nga Pulmologjia e ka përfunduar në mar 2019. Po atë vit është punësuar në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK, ndërsa dy vjet më vonë e ka mbrojtur titullin e doktoratës.
Dr.sci.Shpëtim Thaçi ka të botuar nëntë (10) publikime shkencore, nga të cilat, shtatë (8) punime origjinale në revista shkencore ndërkombëtare ( autor i parë ose koautor). Ka prezentuar në shumë simpoziume, konferenca dhe kongrese profesionale në vend dhe jashtë vendit.
Në vijim e gjeni intervistën e plotë:
1. Cka ështe sëmundja e Efusionit pleural e njohur ndryshe si uji ne mushkeri?
Hapësira pleurale në kushte fiziologjike normale përmban përafersisht 10 ml lëng , i cili likid përfaqeson ekulibrin midis forcave hidrostatike dhe onkotike te kapilareve te pleures parietale dhe asaj viscerale prishja e nje ekulibri te tille rezulton me paraqitjen e likid pleural ne kavitetin pleural.
Efusioni pleural definohet si prania e likidit te çfardo natyre ( ujë, gjak, limf ) në kavitetin pleural në nje sasi të tillë sa të jetë e dukëshme klinikisht dhe radiologjikisht, prania e tij eshte produkt i zhvillimit të nje seumundje e cila mund te jete me etiologji pulmonare ose jo pulmonare por që karkaterizohet me mbushjen e kavtetit pleural me likid i cili jo rralle paraqet urgjence me qellim te largimit dhe lirimit te frymarrjes .
Bazuar ne mekanizimin e formitimit te tyre si dhe aspektit bikokimik te tyre klasifikohen si transudate dhe eksudate , trasudatet gjithmone jane produkt i cekuulibrimit te presionit onkotik dhe hidrostatik ndersa efusionet eksudative jane rezultat i proceseve inflamatore te pleures dhe dhe zvogelimit te drenimit limfatik. Jo rradhe keto efusione mund te tregojne karakteristike te perziera transudatit dhe eksudatit .
Diferncimi i efusioneve te forms transudative dhe eksudative ka nje rendesi te madhe pasi orienton klinicistin drejt diagnostifikimit te drejt dhe te shpejte te semundjes me qellim te trajtimit sa me në kohe.
2. Cilat janë shkaqet dhe a lidhet kjo edhe me sëmundje tjera si kanceri?
Shkaketaret e zhvillmit te efusioneve pleurale ndahen ne dy grupe te medha .
a. Shkaketaret e semundjeve te mushkerive ( Pulmologjik) – ku patologjia eshte e zhvilluar ne mushkeri dhe per nga shpeshtesia semundjet malinje (kanceri i mshkerive ka vendin e dyte pas pneumonive )
b. Shkaketaret e semundjeve tjera jo pulmolgjike ku efusioni pleural eshte produkt i komplikimve te semundjeve tjera ku semundja primare nuk eshte ne mushkeri dhe kryesisht jane transudate por pa perjashtuar mundesin qe ato te jene edhe eksudate kur jane produket i komplikimeve te semundjeve malinje te organeve tjera jashte mushkerive
Disa nga shume shkaqet e efusioneve pleurale eksudative jane – pneumonit , carcinoma e mushkerive ( Small cell Karcionma , Larg Cell Carcinoma , Adenokarcinoma, Squamos Cell Karcinoma ), kanceri i gjirit , i ovareve, lukthit , sarcoma , melanoma , Embolia pulmonare , tubekulozi Semundjet sistemike, sarkoidoza , pankreatitit, gjendja pas (CABG-se) etj
Ndersa disa nga shkaqet e efusioneve pleurale trasudative jane – Insuficienca e zemres, cirroza e melqise , hypoalbuminemia , Syndroma nefrotike, Pericarditi konstriktiv, miksedema, dializa peritoneale etj.
Ne vendet ne zhvillim siq eshte vendi yne tuberkulozi, insuficienca Kardiake , semundjet malinje dhe pneumonit jane shaktaret kryesor te efusioneve pleurale .
3. Si behet diagnostikimi dhe cilat grupe te njerezve i prek me shumë?
Hapi i pare ne vleresimin e nje efuzione pleural per qellim diagnostic eshte percaktimi nese likidi eshte transudate ose eksudat pasi kjo ngushton diagnozen diferenciale dhe lejon ekzaminime te metejshme. Fillimisht diagnoza diferenciale behet nepermjet anamnezes, vlersimit klinik dhe ekzaminimit fizikal, ekzaminimi imazheri ( ulrazerii mushkerive , Rtg i mushkerive dhe Ct Thoraxit) , Torakocenteza – largimi i ujit nga mushkrit me qellim te realizimit te analizave bikimike dhe citologjike te likidit
Anamneza – me kujdes dhe vleresimi klinik – i vetem eshte shpesh ne gjendje te identifikoje efusionet pleurale qe lidhen me nje klinike te frymezanies, dhembjes se gjokesit , kolles si dhe simptomeve tjera qe lidhen me qe mund te sygjerojne ne semundjen baze si psh edema e ekstremiteteve te poshteme , ortopnea mund te tregojne per pamjaftueshmeri te zemres ose djeresitja naten , temperature, hemoptisia , humbja ne peshe sygjerojne per infeksion me tuberkuloz.
Ekzaminimi imazherik –
Rentgeni i mushkerive – luan nje rol te rendesishem ne diagnostikimin e likidit ne hapsiren pleurale kur sasia e likid pleural eshte me e madhe se 200 ml ose 50 ml kur rtg pulmo behet L-L duke shfaqur nje rritje te opacitetit ne zonen e likidit pleural.
Ultrazeri i mushkerive – i cili eshte superior ne raport me rtg pulmo ne diagnostikimin dhe vleresimin e sasise se likidit si dhe identifikimit te trashjes pleurale apo formimit te septeve mbrenda likidit duke per qe nje ultrasonist te identifikoje shpesh edhe semundjen e cila ka derguar te grumbullimin e likidit pleura.
CT Thoraxit – eshte shume e dobisheme ne diagnostikimin dhe diferencimin e likidit pleural nga empiema ( qelbit pleurale ), njeherit na ndihmon ne diagnostikimin e likidit nese eshte rezultat i nje semundje malinje pulmonare apo pleurale e tille si mezotelioma ( karcinoma e pleures).
Ne pergjithesi prevalenca e efusioneve pleurale eshte e barabart sipas seksit . Megjithate ne semundje te caktuara ka nje mbizotrim te seksi te caktuar rreth 2/3 e likideve pleurale malinje ndodhin tek femrat per shkak karcinomave te gjirit dhe ovareve , dersisa efusionet pleurale te shkkatura nga pankreatiti apo ar rheumatoid i prek me shume meshkujt .
Torakocenteza – ka te beje me largimin e ujit nga hapsira pleurale i cili na nevojitet per qellim diagnostik dhe terapeotik pas analizave te bera biokimike dhe citologjike me qellim te fillimit te trajtimit korrekt.
4. Si trajtohet kjo sëmundje dhe çfarë intervenimi nevojiten te kryhen?
Trajtimi i efusionve pleurale eshte i lidhur ne menyre direkte nga trajtimi i semundjes baze e cila eshte aresyeja ne shfaqejen e likid pleural ne mushkeri.
Nese aresyeja e grumbullimit te likid pleural eshte p.sh nje pamjaftueshmeri e zemres , ose insuficinece renale apo hypoalbuminemia duhet te permisohet aspekti kardiak , renal apo korigjimi i albuminave duke bere ne kete menyre te largohet likidi.
Nese flasim per efusione parapnemonike qe jane rezultat i nfeskoineve te mushkeri duhet trajtuar infeksionin baze varesishte nga natyre e atij infeksione viral, bacterial , tuberkular duke respektuar protokollet e trajtimit qe jane teme ne vete me algoritme te veqante te trajtimit duke perfshire edhe intervenime te caktuara qe nevojiten te kryhen –
a. Torakocenteza terapeotike
b. Torakostomia me tub
c. Pleurodeza –
d. Kteter pleural me qasje te qendrueshme etj.