Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urologu i QKUK-së: Kemi mungesë të jodit dhe penjve, mos bëni krahasime me Gjermaninë

Lajme 02/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një nga specialistët e Klinikës së Urologjisë në QKUK, Liridon Selmani, ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi i cili tha se jo vetëm mjekët kosovarë po e lënë Kosovën, por edhe mjekët gjermanë ikin nga Gjermania.

Selmani ka thënë se Kosova nuk mund të krahasohet me Gjermaninë dhe deklaratat e qeveritarëve janë ofenduese ndaj mjekëve, transmeton Gazeta Shneta.

Urologu ka përmendur disa nga problemet me të cilat përballen klinikat e QKUK-së duke thënë se një numër i anesteziologëve dhe kirurgëve me përvojë e kanë lënë punën në sektorin publik, e poashtu klinikat po përballen me mungesa të shumta duke përfshirë edhe betadinën ose jodin, dhe penjtë kirurgjik.

Lexoni reagimin e tij të plotë:

Si mjek i angazhuar në sistemin shëndetësor nuk mund të mos jesh i ofenduar nga deklaratat e Qeveritarëve lidhur me largimin e mjekëve nga institucionet publike.

Pasi që pajtohem plotësisht me reagimin e Odës së Mjekëve dua të shtoj edhe disa fakte për të sjellë pasqyrimin e plotë të situatës aktuale në shëndetësi:

– Vetëm në muajt e kaluar nga Klinika e Anestezionit jane larguar disa mjek me përvojë dhe tani ndodhemi para situatës ku cdo ditë dështojnë intervenimet kirurgjike si pasojë e mungesës së Anesteziologëve – ata që kanë mbetur janë të mbingarkuar me kujdestari dhe punë enorme.

– Po ashtu, nga institucionet publike janë larguar plotësisht apo kanë marr pushim pa pagesë disa kirurgë cilësorë dhe me përvojë – duke ulur cilësinë e shërbimeve.

– Mjekët e rinj në specializim janë aq shumë për nga numri sa shpesh për ta nuk ka vend në klinika. Nga ana tjetër ata nuk mbajnë kujdestaritë me rregull pasi ato nuk iu paguhen – nesër do të kemi licencim të mjekëve specialistë të cilët do të jenë  te mangët profesionalisht pasi nuk kanë kaluar trajnim adekut.

– Klinikat ballafaqohen me mungesë materiali shpenzues (betadinë, penjë etj), kushte të mjerueshme në salla, mungesë investimesh në paisje, mungesë trajnimesh për metoda të reja dhe punë me improvizime.

– E fundit por jo edhe për nga rëndësia Ligji i Pagave tash sa kohë shihet që nuk e ka prioritetin Qeveritar.

Andaj, ju lutem mos bëni krahasime me Gjermaninë – situata e ikjes së mjekëve nga institucionet kosovare është shumë herë më e rënduar dhe ne pas 10 vitesh nuk do të kemi një vend nga ku do të na vinin mjekët zëvendësues.

Uroj që sa më parë të reflektoni fillimisht duke ndryshuar mendësinë, e pastaj duke marr masa konkrete.

Artikulli paraprakOda e Mjekëve i reagon zv/kryeministrit Bislimi: Ky është mohim i gjendjes
Artikulli i rradhës Njihuni me pesë benefitet që sjell agjërimi në shëndetin e njeriut

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.