Në po këtë ditë e këta minuta po shijohet iftari i parë i këtij viti.
Ramazani, i cili është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik, karakterizohet nga shmangia e ushqimit, pijes, pirjes së duhanit apo marrëdhënieve seksuale, nga agimi deri në perëndimin e diellit shkruan Aljazeera, transmeton Gazeta Shneta.
Ndonëse mund të duket e vështirë qëndrimi për një periudhe të gjatë kohore pa ushqim e pa pije, agjërimi mbrapa vetes përmban një numër benefitesh që sjell për shëndetin e njeriut.
Eksperët kanë bërë të ditur se kufizimi i ushqimit përgjatë ditës ndihmon në parandalimin e problemeve shëndetësore si kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës dhe obeziteti.
Poashtu, agjërimi përmirëson shëndetin dhe mirëqenien e trurit tonë.
Mes tjerash, studiuesit kanë treguar lidhjen mes dietës, shëndetit të zorrëve dhe mirëqenies mendore. Dhe ashtu siç shpjegon Mosley, agjërimi mund të dërgojë në lirimin e BDNF (faktorit neurotrofik, i cili vjen nga truri).
“Kjo është treguar se mbron qelizat e trurit dhe mund të zvogëlojë depresionin dhe ankthin, si dhe rrezikun e zhvillimit të demencës”.
Duke mos konsumuar asnjë ushqim, trupi ynë është në gjendje të përqëndrohet në largimin e toksinave, pasi i japim pushim sistemit tretës.
Mes tjerash, nutricionistja Claire Mahy tha për Al Jazeera se, agjërimi mund të stimulojë gjithashtu një proces i quajtur autofagji, ku qelizat pastrohen vetë dhe largojnë grimcat e dëmtuara dhe të dëmshme për organizmin e njeriut. /Gazeta Shneta/