Urologu i Spitalit të Pejës Shkelzen Elezaj ka thënë se brenda 10 ditësh i kanë hequr tetë tumore në spital.
Elezaj ka thënë se përkundër sharjeve e fyerjeve me të cilat përballen shpesh, mjekët sërish gjenden pranë qytetarëve për t’iu ndihmuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Ndonese shpesh te share, fyer e perqeshur, te mire e te keqinj prap po i gjindemi ketij mileti. Per 10 dite pese tumore te fshikes urinare, dy tumore te veshkes dhe nje tumor i testisit. Shtoja edhe papergjegjesine dhe neglizhencen e popullates, ushqimin hiperkalorik, mosaktivitetin fizik dhe pirjen e duhanit, gjendja behet edhe me alarmante. Me shprese per dite me te mira per te gjithe ne, gezuar festat…”, ka shkruar Elezaj. /Gazeta Shneta/