Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urologu që punoi në “Medicus”, flet për transplantimin e veshkave

Lajme 07/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në rastin “Medicus” sot ka dëshmuar mjeku Tunë Përvorfi, i cili kishte punuar në këtë klinikë.

Dëshmitari Përvorfi tha se qëndron pranë deklaratës së tij të mëhershme të dhënë në Gjykatë.

Ai tha se që nga viti 2003 e deri në vitin 2008 ka punuar si urolog në klinikën “Medicus”, në katin përdhes dhe se ka qenë bashkëpronar për katin përdhes në këtë klinikë.

Dëshmitari tha se në përdhes janë kryer ndërhyrje të vogla kirurgjike të natyrës urologjike dhe se ai kishte punuar së bashku me Lutfi Dervishin në një ekip mjekësor.

Ekipi i anesteziologëve tha se kanë qenë Sokol Hajdini, Sylejman Tulla, dhe Islam Bytyqi kurse sa i përket infermiereve të cilat kanë marrë pjesë në operacione si instrumentare tha se kanë qenë Shpresa Makolli, e cila ka qenë e vetmja infermiere që ka mundur të marrë pjesë në ndërhyrje kirurgjike.

I pyetur nga prokurorja e rastit Valeria Bolici se nëse para se të kryhej një operacion a ka qenë ekipi i informuar për natyrën e operacionit që do të zhvillohej, dëshmitari u përgjigj se për natyrën e operacionit i cili do të kryhej paraprakisht të informuar kanë qenë i gjithë ekipi dhe anesteziologët e po ashtu edhe infermieret në shumicën e rasteve dhe se për natyrën e operacionit ata njoftoheshin një apo dy ditë më herët dhe rrallë ndonjëherë urgjentisht.

Dëshmitari tha se të dhënat në lidhje me pacientët janë shënuar në protokolle dhe se përgjegjës për ruajtjen e këtyre të dhënave ka qenë kryetekniku.

Ndërsa i pyetur nga prokurorja se nëse ndonjë pacient do të kërkonte informacione në lidhje me ndërhyrjen kirurgjike që ka pasur a do të ishit në gjendje që t’ia ofronit këto të dhëna, dëshmitari u përgjigj se një gjë e tillë është e pamundur pasi që ato të dhëna nuk kanë qenë të ruajtura në mënyrë elektronike dhe se ato protokolle janë konfiskuar nga Policia.

Prokurorja Bolici po ashtu e pyeti dëshmitarin nëse ai kishte dijeni nëse klinika “Medicus” kishte pasur licencë për të kryer ndërhyrje kirurgjike dhe nëse në këtë licencë përfshihej autorizimi për të kryer transplantim të veshkave.

Kurse dëshmitari u përgjigj se ata kanë pasur licencë për ndërhyrje kirurgjike por që ai nuk kishte lexuar të kishin pasur ndonjë autorizim të tillë për transplantim të veshkave dhe se sipas tij nuk kanë pasur ndonjë autorizim të tillë gjithnjë për katin përdhese ku ai kishte punuar.

Më pas prokurorja përsëri e pyeti dëshmitarin nëse në bazë të përvojës së tij që kishte si urolog dhe pasi kishte punuar edhe në klinika të tjera në bazë të njohurisë së tij nëse në rast se një klinikë private mjekësore e ka autorizimin për të kryer ndërhyrje kirurgjike urologjike a do të thotë kjo se ka të drejtë të kryej edhe transplantim të veshkave.

Por dëshmitari u përgjigj se nuk ka njohuri për një gjë të tillë.

Dëshmitari gjatë dëshmisë së tij tregoi se personeli që ka punuar në klinikë ka qenë i shkëmbyeshëm.

“Disa persona që kanë punuar në katin përdhes kanë punuar edhe në katin e parë, ndërsa sa i përket motrave medicinale vetëm instrumentaret të tjerat jo” tha dëshmitari Përvorfi.

Ai tha se ka qenë vetëm një instrumentare Shpresa Makolli që ka punuar në katin e parë dhe në katin përdhese dhe se askush tjetër nuk e ka zëvendësuar.

I pyetur nga prokurorja në lidhje me dr. Manfred, Dr. Kenan si dhe Dr. Jusuf Sonmez, dëshmitari tha se me dr. Manfred rastësisht ishte takuar me një konferencë në Berlin ndërsa për doktorët Jusuf Sonmez dhe dr. Kenan tha se nuk i kishte takuar asnjëherë.

Avokati i Sokol Hajdinit, Ramë Gashi e pyeti dëshmitarin nëse sipas tij një anesteziolog a merr pjesë drejtpërdrejtë në hapjen e plagës dhe a ndërhyn në plagë për ta mbyllur atë.

Kurse dëshmitari u përgjigj se një anesteziologu as nuk e hap dhe as nuk  mbyll plagën e pacientit.

Kurse avokati i Lutfi Dervishit e as trupi gjykues nuk kishin pyetje për dëshmitarin.

Seanca gjyqësore në rastin “Medicus” po vazhdon dhe si dëshmitar i radhës pritet që të dëgjohet Dardan Imeri.

Lidhur me deklaratën e dëshmitarit Tunë Përvorfi të dhënë me 15 nëntor 2011 si dhe deklaratën e dëshmitarit Dardan Imeri të dhënë me 11 shtator 2012 është vendosur që të jenë pjesë e kësaj procedure me përjashtim të pyetjeve dhe përgjigjeve që kanë të bëjnë me provat që janë shpallur të papranueshme.

Artikulli paraprakPse disa gra nuk mund ta mbajnë urinën gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Vetëm një gjë e qetëson këtë bebe, videoja do t’ju bëjë me lot

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.