Mospërmbajtja e lehtë e urinës mund të jetë për shkak të arsyeve të ndryshme. Disa gra kanë predispozim gjenetik për një gjë të tillë, ndërsa të tjera nuk e kanë. Raca dhe mosha mund të ndikojnë gjithashtu.
Duhanpirja kosiderohet si kontribuese në mospërmbajtje. Sëmundjet pulmonare siç janë astma dhe kolla kronike, mund të dobësojnë muskujt e poshtëm të pelvisit për shkak të presionit të vazhdueshëm. Çdo gjë që mund të rritë presionin në pelvis mund të kontribuojë në simptoma të pakëndshme.
Për më tepër, pesha e barkut në rritje, duke shtypur fshikëzën e urinës është ndoshta një faktor që shkakton rrjedhje gjatë shtatzanisë.
Nëse mospërmbatja e lehtë urinare egziston përpara shtatzanisë, ndonjëherë mund të përkeqësohet gjatë shtatzanisë dhe madje të mbetet dhe pas lindjes. Mospërmbajtja e lehtë urinare është rezultat i relaksimit të muskujve të poshtëm të pelvisit, tërheqja ose dëmtimi i nervave të pelvisit që furnzojnë muskujt.
Madhësia e bebes, e kombinuar me madhësinë e pelvisit, mund gjithashtu të jenë faktorë të tjerë. Koha gjatë së cilës gruaja shtyn gjatë lindjes, mund të kontribuojë ndjeshëm në mospërmbajtje.
Gjatë lindjes natyrale, mund të kërkohet ndihmë. Kur mamaja e ardhshme është tejet e lodhur ose kur ka problem me rrahjet e zemrës së fetusit, mund të jetë e domosdoshme të përshpejtohet procesi i lindjes. Për shembull, përdorimi i pincave rrit sadopak mundësinë për mospërmbajtje të lehtë.