Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Urologu Selmani: Më mirë të emërohej një ministër i ri i shëndetësisë se sa të kamuflohet dështimi i tij

Lajme 14/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Urologu i QKUK-së Liridon Selmani e ka komentuar formimin e Këshillit Ekzekutiv për Shëndetësi nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Selmanit kjo është një përpjekje për të mbuluar dështimin e ministrit Rifat Latifi, dhe se më mirë do të ishte të emërohej një ministër më kompetent.

“Me mire te emerohej nje Minister i ri i shendetesise se sa te kamuflohet deshtimi i tij me formim te instancave paralele te institucioneve. Megjithatë uroj që komisioni në fjalë të mos ngel vetëm një plan në letër, por me të vertetë të fillojë ekzekutimin e hapave konkret në drejtim të sanimit të gjendjes edhe ashtu shumë të brishtë”, ka shkruar Selmani.

Lexoni reagimin e plotë:

Më në fund vie një reagim i Qeverisë drejt ndërmarrjes së intervenimeve urgjente në përmirësimin e gjendjes në Shëndetësi.

Duke qenë se MSh kishte dështuar tash sa kohë që të stabilizojë gjendjen dhe nuk kishte realizuar as edhe një projekt konkret – përfundimisht paraqitet një lajm i mirë nga vet Kryeministri.

Nuk jam i sigurtë nëse këto linja paralele të funksionimit janë shembull i mirë dhe efikas në kuptimin e dublifikimit të rolit të institucioneve – pasi tashmë ne kemi një Ministri të Shëndetësisë. Gjithsesi shumë më e lehtë do të ishte të caktohet një ministër tjetër më kompetent, se sa të kamuflohet dështimi i tij me formim të komisioneve shtesë.

Megjithatë uroj që komisioni në fjalë të mos ngel vetëm një plan në letër, por me të vertetë të fillojë ekzekutimin e hapave konkret në drejtim të sanimit të gjendjes edhe ashtu shumë të brishtë…

Artikulli paraprakMSh në përgatitje për hapjen e shkollimit specialistik
Artikulli i rradhës Nis punën Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.