Prindërit duhet t’i ushqejnë fëmijët në pozicionin ngritur pasi kështu mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të dhimbjeve të barkut, thonë ekspertët.
Në rastet kur fëmijët ushqehen në pozicionin ngritur ka më pak regjistrime të dhimbjeve të barkut. Me pak praktikë është e mundur që të arrini t’i ushqeni fëmijët në këtë pozicion.
Nëse po e ushqeni fëmijën me qumështin e gjirit, ju jeni duke i dhënë edhe ajër nëpër-mjet qumështit. Ushqimet që ju konsumoni si hudhra dhe fasulet janë të njohura për këto veti.
Nëse po e ushqeni me qumësht të përgatitur në shishe, dhe po i jepni porcione të vogla është më mirë që të përdorni shishet e vogla 125 milimetra në vend të shisheve me masë të madhe. Kjo do të evitojë që fëmija juaj të thithë shumë ajër ndërsa pi.
Gjithashtu janë edhe disa lloje shishesh në shitje të prodhuara posaçërisht për të ndihmuar lehtësimin e dhimbjeve të barkut. Provojini për të parë nëse funksionojnë për fëmijën tuaj.
Nëse jeni e shqetësuar se qumështi i përgatitur për beben tuaj nuk bën për të, flisni me mjekun tuaj por mos e ndërroni formulën pa u konsultuar më parë me specialistin. /Mjeku.Net/