Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet e pasura me polifenole si çaji, kafeja, frutat, arrat dhe drithërat integrale përmirësojnë shëndetin kardiovaskular në mënyrë të dukshme. Këto komponime kanë veprim të fortë antioksidues.
Studimi zgjati më shumë se dhjetë vjet dhe tregoi se personat që konsumonin rregullisht ushqime të pasura me polifenole kishin shenja më të mira të qarkullimit të gjakut, presion më stabil dhe nivele më të ulëta inflamacioni, shkruan ScienceDaily, transmeton Gazeta Shneta.
Efektet mbrojtëse lidhen me aftësinë e polifenoleve për të ulur stresin oksidativ dhe për të mbrojtur enët e gjakut nga dëmtimet. Kjo e bën këtë grup ushqimesh të domosdoshëm në çdo dietë të shëndetshme.
Ekspertët rekomandojnë konsum të përditshëm të këtyre ushqimeve, duke theksuar se përfitimet më të mëdha vijnë kur merren nga ushqime natyrore, jo nga suplementet. /Gazeta Shneta/


