Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet pranverore për dobësim

Jetë 29/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kujdesi ndaj shëndetit trupor duhet të jetë maksimal para shtatzanisë por edhe pas saj. Për këtë të fundit ka shumë dieta të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini në peshë.

Ju mund t’i shtoni perimet e mëposhtme për të shtuar vitamina në shujtat tuaja.

Çdo fillim pranvere sfida mes zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme ose jo bëhet gjithnjë e më e egër sa më shumë afrohet stina e verës. Pranvera është sezoni më i mirë për të filluar dietën pasi shumëllojshmëria e perimeve të shëndetshme e lejon këtë.

Ushqimet pranverore të pasura me ujë dhe fibra janë ushqyesit më të mirë për trupin tuaj. Mund të konsumoni sasitë që dëshironi dhe të mos shëndosheni.

Këto ushqime arrijnë të reduktojnë dhjamin nën lëkurë duke stimuluar humbjen në peshë. Këshillohet një listë me ushqime të stinës të cilat do t’ju ndihmojnë në uljen e peshës në mënyrë natyrale.

Sallata me gjethe të kuqe
Marulja ose sallata me gjethe të kuqe është e pasur me fibra. Njihet si një nga ushqimet më të mira për humbjen në peshë pasi e ngop trupin për disa orë. Rreth 150 gr sallatë në ditë mund të sigurojë 100% të sasisë së vitaminës K që ju duhet për forcimin e kockave, shkruan GazetaMapo.

Bizelet
Bizelet janë një nga perimet më të pasura me antioksidantë, përveçse do t’ju ulë në peshë ka edhe veti kundër plakjes. Përmbajnë karrotenoide dhe polifenoletë të cilat ndihmojnë në formimin e muskujve.

Qepët e bardha
Qepët e bardha janë të pasura me fruktanë, një ëmbëlsues natyral që çon në përmirësimin e tretjes. Stimulon krijimin e bakterieve të shëndetshme dhe largon ato të këqijat. Në këtë mënyrë stomaku juaj do të tresë më mirë edhe ushqimet e tjera, duke ju ndihmuar në uljen e peshës trupore.

Rrepa
Perimet me ngjyra janë çelësi i humbjes në peshë dhe perimet e kuqe nuk përbëjnë përjashtim. Rrepat e vogla të kuqe përmbajnë një mori mineralesh dhe vitaminash të cilat ndihmojnë në djegien e dhjamit dhe ulin rrezikun e prekjes nga diabeti. Sipas të dhënave, ato gjithashtu mund të ulin nivelin e kolesterolit, insulinës dhe të luftojnë inflamacionin.

Kajsitë
Një nga frutat tipike të pranverës dhe verës, kajsitë do t’ju ndihmojnë të arrini peshën që dëshironi. Janë një burim fibrash, vitamine A dhe kaliumi që ndihmojnë në nxjerrjen e ujit të tepërt nga trupi. Në këtë mënyrë edhe pesha juaj trupore do të ulet e do të ndiheni më të lehtë.

Spinaqi
Spinaqi është në treg gjatë gjithë vititt, por të freskët do ta gjeni vetëm në pranverë. Është i pasur me vitaminat A, C dhe K të cilat ndihmojnë në ndërtimin e muskujve dhe pasurimin e trupit me fibra.

Spinaqi përmban kloroplast që është një nga mineralet më të mira të parandalimit të urisë gjatë ditës. Në një studim të fundit të Universitetit Lund në Suedi, u vu re se personat që konsumonin ushqime me kloroplast ishin më të dobët se të tjerët. Kjo për shkak të ngopjes që arrin të marrë trupi nga kjo substancë që gjendet me shumicë tek spinaqi.

Brokoli
Thuajse çdo dietë përfshin një dozë me brokoli. Ky ushqim jeshil është i pasur me sulforafane, një mineral që rrit nivelin e testosteronit dhe lufton dhjamin e tepërt në trup.

Këto ushqime përveçse do t’ju ndihmojnë të ulni peshë, do të mbajnë të shëndetshëm edhe trupin tuaj./GazetaShneta/

Artikulli paraprakKëto janë bluzat më të përshtatshme për gjidhënie të rehatshme
Artikulli i rradhës Serena Williams ka qarë me lotë kur ia ka ndalur gjirin të bijës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.