Dhimbjet e barkut bëhen më të shpeshta kur konsumoni sasi të larta ushqimi, apo hani vetëm ushqime të ngurta. Kjo bën që stomaku të mos jetë në gjendje për të tretur të gjitha ato që konsumohen.
Spinaqi
Ka përmbajtje të lartë të kalciumit, që ndikon në prodhimin e lëngut të enzimës dhe ndihmon në tretjen më të shpejtë të ushqimeve. Ndikimin më të madhë e ka tek personat të cilët kanë dhimbje të vazhdueshme, ose dhimbje pasi hanë darkë.
Gjithashtu spinaqi mbron edhe nga ulçera e stomakut, që është një ndër sëmundjet më të shpeshta. Spinaqi, kur vuani nga ulçera këshillohet të ziehet dhe të pihet si lëng, 2 lugë gjelle njëherë në 2 ditë.
Qepa dhe hudhra
Qepa dhe hudhra bëjnë dezinfektimin e stomakut nga bakteret apo nga përbërjet e rrezikshme që mund të hani. Këshillohet që pas ngrënies së ushqimit të hani një kokërr qepë ose një kokërr hudhër çdo ditë.
Bulmeti
Kryesisht është qumështi që ka përmbajtje të lartë magnezi që ndikon për dhimbjet në stomak. Po kështu përmbajtje të kalciumit ka djathti dhe kosi. Produktet shtazore ndikojnë dhe për të sëmurët me ulçer në stomak dhe shërbejnë si një “ilaç” për shërimin e saj.
Drithërat
Kanë magnez dhe ulin nivelin e dhimbjeve, sidomos kur hani ushqime të thata dhe pa lëngje. Drithërat duhet të konsumohen gjatë drekës, në mënyrë që të mos hani shumë ushqim në darkë.
Kalciumi
Është vërtetuar që kalciumi “lufton” në mënyrë direkte dhimbjet ose “djegiet” e stomakut. Kalciumi gjendet tek qumështi, kosi, djathi tek lakrat, tek sallata jeshile dhe tek drithërat
Bakteret
Qepa dhe hudhra bëjnë dezinfektimin e stomakut nga bakteret apo nga përbërjet e rrezikshme që mund të hani. Këshillohet që pas ngrënies së ushqimit të hani një kokërr qepë ose hudhër
Uji mbron zemrën gjatë verës
Pirja sa më shpesh e ujit gjatë muajve të verës mbron zemrën. Ky është përfundimi që kanë arritur disa shkencëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.