Zemra është një nga organet më të rëndësishme që kërkon kujdes të veçantë. Është e nevojshme të ndjekim një stil jetese të shëndetshëm – të hamë shumë perime dhe fruta, të ushtrohemi shpesh, dhe të prioritizojmë gjumin – për të siguruar që zemra të funksionojë siç duhet. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të jemi të informuar mbi disa ushqime që mund të dëmtojnë zemrën tuaj dhe t’ju afrojë më afër vdekjes.
Evitoni konsumimin e këtyre ushqimeve, ose së paku kufizoni përdorimin e tyre për të udhëhequr një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Konsumoni këto ushqime me moderim, nëse është e mundur, dhe balanconi dietën tuaj me opsione të shëndetshme për zemrën si frutat, perimet, drithërat e plota, proteinat e dobëta dhe yndyrnat e shëndetshme, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
Ja disa ushqime që duhet të shmangni:
- Ushqimet me natrium të lartë
Supat e konservuara, snacks-et e përpunuara, etj., kanë sasi të tepërta natriumi dhe konsumimi i tyre mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
- Mishra të përpunuar
Hot dog-ët, salsiçet, etj., janë të pasura me natrium, konservantë dhe yndyra të ngopura që rrisin presionin e gjakut dhe rrezikun kardiovaskular.
- Ushqime të skuqura
Patatet e skuqura, pulat e skuqura dhe ushqime të tjera të tilla janë të pasura me kalori, kripë dhe yndyra të dëmshme, që kontribuojnë në shtimin në peshë, presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.
- Pije të sheqerosura
Soda, pije sportive, dhe pije energjike janë të pasura me kalori të zbrazëta, sheqer dhe natrium që mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe inflamacion, dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
- Karbohidrate të përpunuara Shembuj të këtij lloji janë buka e bardhë dhe snacks-et e sheqerosura. Ato mund të shkaktojnë rritje të nivelit të sheqerit në gjak dhe të çojnë në rezistencë ndaj insulinës, duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru./Gazeta Shneta/


