Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushqimet që mund t’i shijoni pa frikën se do të shtoni peshë

Jetë 23/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Duket e pamundur, por në fakt ekzistojnë disa ushqime, të cilat përveçse ju largojnë urinë dhe janë të shijshme, nuk ju shkaktojnë shtim në peshë. Nuk bëhet fjalë për ushqime të lehta, por për ushqime të bollshme që do t`ju ngopin dhe njëkohëshit do të qëndroni në formë duke mos shtuar në peshë.

Këto 6 ushqime që do t`ju sjellim më poshtë do t`ju ndihmojnë në rast se po përpiqeni të humbni peshë, por edhe në rast se po mundoheni të ruani peshën që keni. Përpiquni të shtoni sa më shumë ushqime të tilla në dietën tuaj dhe të zëvendësoni ushqimet e pashëndetshme.

Patatet e ziera

Shumë njerëz i heqin patatet nga dieta e tyre për shkak të sasisë së madhe të karbohidrateve që përmbajnë, por nuk është nevoja ta bëni këtë. Patatet nuk janë të dëmshme për sa kohë nuk skuqen. Në vend që t`i skuqni, ziejini patatet dhe konsumojini pa frikë. Ato ndihmojnë edhe në sistemin tretës.

Vezët

Ndryshe nga sa e kishit menduar, konsumimi i vezëtve nuk rrit nivelin e kolesterolit të keq. Për më tepër ato përmbajnë proteina. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë vezë për mëngjes janë më të aftë të humbasin peshë sesa ata që nuk i konsumojnë.

Bollguri

Bollguri është një ushqim që përmban shumë fibra dhe thith shumë ujë kur gatuhet. Mund të kombinohet me ushqime të ndryshme dhe ju ndihmon të mos shtoni peshë.

Supa

Bëjeni supën pjesë të dietës suaj dhe do të humbisni peshë pa u sforcuar fare.

Mollët

Mollët përmbajnë një lloj fibre që rregullon tretjen dhe po ashtu përmbajnë shumë ujë. Për rezultate më të mira në humbjen e peshës, mollët këshillohet të konsumohen para çdo vakti.

Mishi i peshkut

Mishi i peshkut është i pasur me proteina dhe sipas studimeve një drekë e pasur me proteina ndihmon në reduktimin e kalorive të konsumuara në darkë me 12%, në krahasim me ata që hanë një drekë të pasur me karbohidrate.

Artikulli paraprakGabimet që mund t’i shmangni kur i pastroni foshnjet
Artikulli i rradhës Gabimi më i madh që e bëni në mëngjes para se të dilni nga shtëpia

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.