Ushqimet me bazë bimore shquhen për dobitë që sjellin në shëndetin e zemrës, veçanërisht për personat që kanë probleme me kolesterolin.
Ushqimet që përmbajnë proteina soje kanë rëndësi të madhe në shëndetin kardiovaskular, rekomandon një studim i ri.
Më poshtë janë të listuara 4 ushqimet kryesore me bazë bimore të cilat ulin nivelin e kolesterolit në gjak, transmeton Indeksonline.
Arrat; proteina bimore të marra nga fasulet, bizelet, thjerrëzat; mollët, portokalli ose manaferrat; dhe gjalpi bimor, ose komponime “të ngjashme me kolesterolin” që mund të gjenden në fruta, perime, arra dhe drithëra.