Një studim i ri i publikuar në revistën Thorax tregon se konsumi i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara (UPF) lidhet me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit në mushkëri.
Të dhënat nga mbi 100 mijë amerikanë të moshës 55–74 vjeç treguan se ata që konsumonin më shumë UPF si pica, sallame, ushqime të skuqura dhe pije të gazuara kishin 41% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me këtë sëmundje krahasuar me ata që hanin më pak.
Sipas studiuesve, këto ushqime shpesh përmbajnë shumë sheqer, kripë, yndyra dhe ndotës të dëmshëm që mund të ndikojnë në zhvillimin e sëmundjeve të rënda si kanceri.
Ata bëjnë thirrje për më shumë hulumtime, por theksojnë se kufizimi i UPF mund të ndihmojë në uljen e rasteve me kancer në mushkëri./Gazeta Shneta/


