Njerëzit që hanë dieta të pasura me ushqime ultra të përpunuara kanë më shumë gjasa të kenë raste aktive të psoriazës.
Ky studim duket se është i pari që lidh këto ushqime me epidoset e psoriazës, shkaqet e të cilave nuk janë kuptuar ende plotësisht, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Kur autorët llogaritën faktorë të tjerë të dyshuar për shkaktimin e psoriazës, lidhja midis ushqimeve ultra të përpunuara dhe shpërthimeve të gjendjes së psoriazës mbeti e fortë.
Ushqimet ultra të përpunuara janë produkte ushqimore që kalojnë nëpër procese intensive industriale dhe përmbajnë përbërës të modifikuar ose artificialë, të tillë si konservues, ngjyrues, ëmbëlsues artificialë, yndyra të hidrogjenizuara dhe aditivë të tjerë.
Këto ushqime zakonisht kanë më shumë sheqer, kripë dhe yndyrë të shtuara, por më pak lëndë ushqyese thelbësore.
Studiuesit nxorrën konkluzionet e tyre nga një studim ndërseksional i të dhënave nga studimi i grupit “NutriNet-Santé”, i kryer midis 2021 dhe 2022 në Francë.
Në studim morën pjesë 18,528 pjesëmarrës, të moshave 62-70. Prej tyre 74% ishin femra dhe 26% meshkuj.
Pas rregullimeve për moshën, indeksin e masës trupore (BMI), marrjen e alkoolit dhe sëmundjet shoqëruese, rezultatet mbetën të rëndësishme, duke sugjeruar që marrja e ushqimit ultra të përpunuar ka një veprim pro-inflamator të ndarë nga indeksi i masës trupore (BMI) të lartë.
Studimi është publikuar në “JAMA Dermatology”. /Gazeta Shneta/


