Studime të fundit tregojnë se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve ultra të përpunuara lidhet me rrezik më të lartë të polipeve te gratë nën 50 vjeç. Këto polipe janë shpesh pararendëse të kancerit të zorrës së trashë.
Ekspertët theksojnë se efektet negative vijnë nga aditivët, sheqernat e rafinuara dhe yndyrnat industriale, të cilat ndikojnë në inflamacionin kronik dhe mikrobiomën e zorrëve, shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Këto ndryshime biologjike e bëjnë trupin më të ndjeshëm ndaj zhvillimit të tumorëve.
Rekomandohet reduktimi i ushqimeve të paketimit industrial dhe rritja e konsumit të ushqimeve të freskëta.
Edhe ndryshime të vogla në dietë mund të kenë ndikim të madh në shëndetin afatgjatë. /Gazeta Shneta/


