Kur bëhet fjalë për gjidhënien, shumica e nënave ndihen në alarm nëse mjeku do u thotë se për momentin nuk mund të prodhojnë shumë qumësht.
Shkenca ka thyer mitin se ushqimi i të sapolindurve me qumësht formulë është i dësmshëm, transmeton GazetaShneta.
Nënat me të drejtë mund të shqetësohen pasi që në ditët e para, foshnjat mund të humbin shumë peshë për shkak të kequshyqerjes.
Sipas studimit Journal of Pediatrics zëvendësimi i gjirit me qumësht formulë nuk shkakton asnjë dëm në rritjen e foshnjes, e po ashtu nuk ndikon që foshnja të mos e pranojë më pas qumështin nga gjiri, përcjellë “Mother.ly”.
“Studimi ynë ka treguar se foshnjat e reja që kanë humbur peshë, nuk kanë treguar shenja negative gjatë ushqimit me formulë. Por ajo që duhet të bëhet nga prodhuesit e qumështit me formulë është që të shtojnë në ambalazhet e tyre se cilat foshnja mund ta përdorin dhe cilat jo, në mënyrë që të evitohen komplikime të mundshme”, ka thënë Valerie Flaherman, autorja e këtij studimi.
Prindërit sërish do të jenë pala që vendos përfundimisht nëse preferojnë të përdorin formulën apo jo, mirëpo duhet ta kenë parasysh se foshnjave ju duhet të hidratohen qysh në lindje andaj duhen shmangur rrezikimet. /GazetaShneta/