Gratë që hanë më pak fruta dhe më shumë ushqim të shpejtë kanë më pak të ngjarë të konceptohen brenda një viti dhe kanë më shumë të ngjarë të pësojnë infertilitet, sipas një studimi të ri.
Studimi zbuloi se gratë që hanë ushqim të shpejtë katër ose më shumë herë në javë u desh gati një muaj më shumë për të mbetur shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që konsumuan fruta tre ose më shumë herë në ditën rritën shanset për të mbetur shtatzënë shpejt. Gratë që konsumuan fruta më pak se një deri në tre herë në muaj, morën gjysmë muaji më shumë kohë për të ngjizur.
Studiuesit përcaktuan që gratë që hanin më pak sasi frutash rritën rrezikun e infertilitetit nga 8 përqind në 12 përqind dhe gratë që hanin ushqim të shpejt katër ose më shumë herë në javë, rritën rrezikun e tyre nga 8 përqind në 16.
Të dhënat mbi dietën para shtatzanisë u mblodhën në mënyrë retrospektive gjatë vizitës së parë para lindjes dhe informacioni mbi dietën e babait nuk ishte pjesë e studimit. /GazetaShneta/