Konsiderohet të jetë një prej ushqimeve më të shëndetshme në botë, e cila njëherësh është edhe një prej burimeve më të mëdha të fibrave dhe vitaminave. Bëhet fjalë për tërshërën, e cila nuk është më vetëm një përbërës në ushqimin e foshnjës. Ajo është gjithashtu pjesë e menusë ditore për ata që duan të humbin peshë pa ndjerë uri.
Përveçse kontribuojnë në humbjen e peshës, tërshëra ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut, ul kolesterolin, përmirëson funksionimin e zorrëve dhe rregullon sheqerin në gjak, transmeton Gazeta Shneta.
Në thelb, tërshëra mund të jetë një aleat i dietës tuaj për shkak të faktit se ajo është e pasur me fibra që rregullojnë tretjen dhe japin një ndjenjë të ngopjes. Por, në mënyrë që ushqimi të jetë efektiv në humbjen e peshës, duhet të ndiqen disa “rregulla”.
Nëse ju pëlqen të përdorni miell tërshëre, mbani në mend se është mirë ta konsumoni atë në mëngjes ose gjatë natës, por jo si vakt, duke mos kaluar sasinë mesatare prej 30 gramësh në ditë, ekuivalent me tre lugë.
Në një tenxhere, shtoni qumësht, tërshërë dhe sheqer. Përzieni derisa të trashet. Pasi të keni arritur një strukturë të saj, shtoni kanellën, lëreni të ftohet dhe përzieni.
Mund ta shërbeni me ndonjë ushqim tjetër që mund të ju pëlqej./Gazeta Shneta/