Një studim i ri tregon se ushtrimet e drejtuara mund të përmirësojnë jetën e grave me kancer të avancuar të gjirit. Një program 9-mujor me stërvitje aerobike dhe forcë ndihmoi pacientet të ruajnë masën muskulore, forcën dhe ekuilibrin, duke ulur rrezikun e thyerjeve nga rrëzimet.
Gjatë tre muajve të parë, gratë shtuan gati 1 kilogram muskuj më shumë se grupi kontroll, dhe përfitimet vazhduan edhe pas gjashtë muajsh, shkruan HealthDay trasnmeton Gazeta Shneta.
Ekuilibri i përmirësuar u tregua i veçantë i rëndësishëm për pacientet që kishin metastaza në kocka.
Ekspertët rekomandojnë integrimin e stërvitjes të mbikëqyrur si pjesë të kujdesit standard për pacientet me kancer të avancuar të gjirit.
Kjo jo vetëm që përmirëson cilësinë e jetës, por mund të ndihmojë edhe në përballimin më të mirë të trajtimeve dhe të sëmundjes./Gazeta Shneta/


