Të gjithë ne po ndiejmë tendosjen e pandemisë në një mori mënyrash. Urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe udhëzimet për distancim fizik në shtëpi i kanë mbajtur familjet dhe të dashurit për muaj me radhë larg njëri tjetrit.
Vajza 10 vjeçare, Paige Okray e shpiku një perde nga e cila do të mund të përqafoj gjyshërit e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas nënës së saj, ajo u frymëzua pasi shikoi një video virale ku shfaqej dikush që po përdorte batanije për të përqafuar anëtarët e familjes pasi ishte ndarë nga ata për shkak të karantinës.
“Ajo e shkroi një listë të gjërave që iu deshtën dhe e hartoi në atë mënyrë që të mund të përqafonte nënën dhe babain”, tha nëna e saj Lindsay në Facebook.
Sipas KIRO 7 News, 10 vjeçare përdori një perde dushi, çanta Ziploc dhe pllaka të disponueshme për të modifikuar veprën përfundimtare të artit që ajo tani e quan “perde përqafimi”.
Pasi ajo përfundoi dhe u vlerësua mjaft mirë, gjyshja e saj, Carol Okray, me kënaqësi përqafoi mbesën e saj të vogël. /GazetaShneta/