Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vajza e reumatologut Prof. Rexhepi: Duart e tua shëruan shumë njerëz që të janë mirënjohës gjithmonë

Lajme 24/07/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reumatologu i njohur Sylejman Rexhepi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Ai ka ndërrur jetë në Mjekësinë Sportive, ku i ndjeri po trajtohej për rreth 2 javë në gjendje të rëndë nga Covid- 19.

Dr.Rexhepi ka qenë njëri nga mjekët dhe profesorët më të zotë që ka pas Kosova. Vdekja e tij ka tronditur komunitetin e mjekëve, ndërkaq është përkujtuar nga shumë kolegë mjekë, studentë dhe qytetarë, shkruan Gazeta Scanner.

Por, në mënyrë të veçantë e ka përkujtuar e bija Gresa Rexhepi Boshnjaku. Ajo ka shkruar një letër përkujtimi ku e nis dhe e mbaron me lot.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Leter perkujtimi Babit tone te dashur?

Jeta nis me lote e mbaron me lote. Çka ka rendesi eshte me çka e mbushim. Deri sot ishim drita e syve te tu, e prej sot drita e shpirtit tend.

Te kesh nje Baba si ti.. Te kesh nje shok te jetes si ti, qfare mrekullie per ne!

Njeri me zemer te madhe, me shpirt te bardhe, luftarak deri ne momentet e fundit, qe u mundove ne qdo qast vetem qe ne te jemi te lumtura.

Te punosh e te mos lodhesh, e bere vetem ti. Na mesove te jemi punetore, ta duam jeten dhe te jemi te drejta ne nje bote me plot padrejtesi! Se bashku me Nanin, punuat e u munduat qdo dite, qdo qast vetem per ne!

Me shume sakrifica, arrite qe ne te rritemi, te shkollohemi dhe te behemi te zonjat e vetvetes. Ah sa shume u mundove qe ne te behemi te pavarura. Ne u rritem, por gjithmone do te jemi te voglat e tua,pellumbeshat e tua, ‘vetem’ 4 vajzat e tua.

E bere te qmuar qdo moment te jetes tone, fjalet e tua te pandalshme qe ne te vazhdojme gjithmone perpara, mesimet e tua qe jane thesar per ne!

Ishe njeri qe e adhurove punen, e adhurove jeten, ishe humanist qe nuk ndalove asnjehere duke i ndihmuar njerezit. Duart e tua sheruan shume njerez qe te jane mirenjohes gjithmone, fjalet e tua ndihmuan shume njerez ne momentet me te veshtira.

Sa kohe e shkurte per nje njeri kaq te MADH, me shume vlera. Ti i jepe shume kesaj bote, i jepe shume ketij vendi! Pate edhe shume te besh, edhe shume t’i japesh ketij vendi po fati i hidhur ta keputi rrugen shume heret!

U munduam ta bejme te pamunduren, edhe pse nuk e kishim mendjen tende te ndritur, diturine tende te pafund qe te na ndriqon rrugen dhe te na jep zgjidhjen e kesaj semundje te pameshirshme e mizore!

Iu lutem Zotit per nje mrekulli, po tani po e kuptojme qe MREKULLIA ishe vet ti!

Jemi krenare per nje Baba dhe Burre si ti! Gjithmone faqebardhe dhe me kokenlarte, me shume krenari do te themi qe jemi vajzat e tua!

Nje njeri kaq zemermire, nje Baba kaq te dashur, nje Bashkeshort i pashoq , nje Mjek humanist, nje Profesor te perkushtuar, udherrefyes per shume gjenerata nuk do te kete me asnje si ti ne kete bote.

I pazevendesueshem per ne!

Te duam shume.. do te kujtojme me shume mall e krenari dhe me fotografite qe gjithmone i deshte shume.

Lum ne e lum gjithe Kosova qe te pat.

Te gjitha na i mesove por nuk na mesove vetem kete gje.. se si te jetojme pa ty?!

Gresa Rexhepi Boshnjaku

Artikulli paraprakA mund të keni ciklin menstrual gjatë shtatzanisë
Artikulli i rradhës Zakonet e të ushqyerit gjatë shtatzanisë mund të prekin tri gjenerata, studim

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.