Khloe, vajza e këngëtares së njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, sot ka mbushur 3 muaj jetë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, nëpërmjet publikimit të një fotografie në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Instagram’, shkruan Gazeta Shneta.
Fotografia karakterizohet me pamjen e bregdetit në prapavijë, deri sa fokusohet Khloe me fytyrë të mbuluar me shkronjën ‘K’. Kjo na lë të nënkuptojmë që Zaimina nuk dëshirojë t’ia ekspozojë fytyrën vajzës së saj, e siç duket do të respektojë edhe rregullin e privatësisë së rrjeteve sociale: të mos publikohet një fotografi ku shfaqet fytyra e foshnjës deri sa t’i ketë bërë 2 vjeç.
Duket se këngëtarja ka marrë për pushim ditën e sotme dhe po e shijon këtë ditë pushimi së bashku me familje!/Gazeta Shneta/