Është vetëm 10 vjeçe por ka zbuluar një talent të rrallë.
Eda Dida nga Prizreni këndon me gojë të mbyllur. Në rrëfimin e saj tregon se si u inspirua nga një vajzë tjetër kur e pa në një audicion ndërkombëtar.
Ajo është në gjendje të këndojë pa lëvizur fare buzët, ndonëse thotë se e ka të vështirë në disa bashkëtingëllore.
Prindërit e saj kanë deklaruar se vajza e zhvilloi vet talentin dhe po e mbështesin në këtë rrugëtim. /KlanKosova