Vajzat 12 vjeçe të virgjëra shiteshin nga ISIS-i (Foto)

2017-03-11 në ora 10:35

Shpallja në një aplikacion është sa trishtuese, aq edhe e papranueshme: Vajza në shitje, është e virgjër, e bukur, 12 vjeçe. Çmimi i saj ka arritur në 12 mijë e 500 dollarë dhe së shpejti do të shitet.

Ky është postimi në gjuhën arabe që u shfaq në një bisedë të koduar së bashku me reklama për armë dhe pajisje taktike. Biseda u shpërnda me Associated Press nga një aktivist nga komuniteti Yazidi, gratë dhe fëmijët e të cilit janë duke u mbajtur si skllave seksi nga ana e ekstremistëve, shkruan The New Post, transmeton lajmi.net

Ndërsa grupi i Shtetit Islamik po humbet territorin në kalifatin e tij të vetëshpallur, kontrolli mbi seksin është rritur duke mbajtur rreth 3 mijë gra e vajza të skllave seksi.

Një bashkim i praktikave të lashta barbare dhe teknologjisë moderne, ISIS i shet gratë nëpërmjet aplikacioneve në telefona të mençur. Në shpallje publikohen fotografitë e tyre dhe emrat e pronarëve.

Mijëra gra dhe fëmijë Yazidi janë burgosur në gusht të vitit 2014, kur ISIS sulmoi fshatrat e tyre në veri të Irakut me qëllim për të eliminuar pakicën kurd-folëse për shkak të besimit të tyre të lashtë.

Që prej asaj kohe kontrabandistët arabë dhe kurdë kanë arritur të lirojnë mesatarisht 134 njerëz në muaj, por pas një goditjeje që morri Shtetit Islamik në maj të këtij viti, numri i tyre ka rënë në 39, bazuar në shifrat e dhëna nga Qeveria rajonale e Kurdistanit.

isis 1