Një kompani gjermane që punon me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer ka filluar testimet në njerëz të një vaksine të mundshme Covid-19 që mund të furnizojë miliona deri në fund të vitit, sipas dy firmave.
Pfizer thotë se do të fillojë testimin e vaksinës eksperimentale në Shtetet e Bashkuara që në javën tjetër dhe thotë se një vaksinë mund të jetë e gatshme për përdorim urgjent në vjeshtë, raportoi të martën Wall Street Journal, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimeve, pavarësisht testimeve ende nuk ka rezultate përfundimtare. Rreth 200 vullnetarë të shëndetshëm të moshës 18 deri 55 vjeç kishin marrë dozat që variojnë nga 1 mikrogram deri në 100 mikrogram për të gjetur dozën optimale për studime të mëtutjeshme.
Kompanitë vlerësojnë se ekziston mundësia për të furnizuar miliona doza vaksinash deri në fund të vitit 2020, duke iu nënshtruar suksesit teknik të programit të zhvillimit dhe miratimit nga autoritetet rregullatore dhe potenciali për të shkallëzuar me shpejtësi aftësinë për të prodhuar qindra miliona doza në vitin 2021. /GazetaShneta/