Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që bebet nga mosha 6 muajshe të marrin vaksinën kundër gripit sezonal. Kjo pasi vaksina kundër gripit minimizon shanset për t’u prekur nga gripet e ndryshme.
“Vaksina e gripit është e sigurt dhe efektive në uljen e numrit të sëmundjeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve për shkak të gripit që është prezent çdo vit,” thotë Matthew Kronman, specialist për Verywell Family.
Ndonëse, marrja e vaksinës mund të mos jetë përvojë e këndshme për fëmijët, ajo mund të jetë faktori kryesor që shmang gripet e ndryshme.
Zakonisht, bebet që janë me grip mund të pësojnë dehidratim, pneumoni për shkak të mos ushqyerjes, thotë Dr. Kronman.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në vitin 2019-2020 janë raportuar 199 viktima në lidhje me gripin tek fëmijët, ku 12 prej tyre ishin nën moshën 6-muajshe.
Ndërkohë që vaksinimi është i domosdoshëm, ajo nuk rekomandohet për bebet nën moshën 6-mujore.
“Meqenëse foshnjat nuk mund të vaksinohen deri në moshën 6 muajshe, është veçanërisht e rëndësishme që të rriturit rreth foshnjës të marrin masa paraprake – të marrin vaksinat kundër gripit, të kufizojnë vizitorët, të lajnë duart dhe të sigurohen që të thirret pediatri përpara se foshnja të sëmuret shumë. ”, thotë Gigi Gronvall, ekspert i shëndetit publik.
Mes tjerash, dr. Kronman sugjeron që çdo person që ka kontakt me fëmijën tuaj duhet të jetë i vaksinuar.
Kjo përfshin prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit dhe çdo anëtar tjetër të familjes ose miq që do të kujdesen për të porsalindurin tuaj. /Gazeta Shneta/


