Një vaksinë eksperimentale mRNA ka treguar sukses në përforcimin e efektit të imunoterapisë kundër tumorëve në modele me minj, duke hapur rrugën për një vaksinë universale kundër kancerit.
Studimi i publikuar nga Universiteti i Floridës në Nature Biomedical Engineering tregoi se kombinimi i kësaj vaksine me ilaçet imunoterapeutike (PD-1 inhibitorë) shkaktoi një reagim të fortë antitumor.
Në vend që të synonte një proteinë specifike të tumorit, vaksina thjesht aktivizoi sistemin imunitar si ndaj një virusi, duke e bërë atë më efektiv në njohjen dhe shkatërrimin e qelizave kancerogjene, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet ishin mbresëlënëse edhe kur vaksina u përdor e vetme, duke eliminuar plotësisht disa lloje të tumorëve te minjtë.
Studiuesit thonë se kjo qasje mund të çojë në krijimin e një vaksine të gatshme për përdorim të gjerë, e aftë të “zgjojë” sistemin imunitar të pacientëve kundër llojeve të ndryshme të kancerit.
Hapi i radhës është testimi klinik te njerëzit./Gazeta Shneta/


