Kompania AstraZeneca ka ripërditësuar të dhënat rreth efektivitetit të vaksinës anti covid.
Sipas të dhënave, vaksina ka shfaqur 76% efikasitet për të zvogëluar simptomat e lehta të Covid-19, dhe 100% efikasitet për simptomat e rënda shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Vaksina ishte 85% efektive në parandalimin e simptomave te vullnetarët 65 vjeç e më lart, treguan zyrtarët.
Sipas tyre, shifrat nuk janë shumë të ndryshme nga të dhënat e publikuara ditë më parë.
Të hënën, AstraZeneca tha se vaksina e saj tregoi 79% efikasitet kundër sëmundjes të lehta dhe 100% efikasitet kundër simptoma të rënda./GazetaShneta/




