Një studim i hershëm nga Qendra e Kancerit Yale ka treguar rezultate pozitive për një vaksinë që ndihmon sistemin imunitar të luftojë kancerin e avancuar të veshkave.
Vaksina e personalizuar, e projektuar për të synuar mutacionet gjenetike të tumorit, tregoi aftësinë për të aktivizuar qelizat imunitare T në të nëntë pacientët pjesëmarrës. Kjo përgjigje imunitare zgjati për vite dhe ishte efektive në shumicën e rasteve.
“Suksesi fillestar tregon mundësinë për një mbrojtje afatgjatë kundër rikthimit të kancerit,” tha Dr. David Braun, drejtues i studimit.
Efektet anësore ishin minimale, kryesisht simptoma të ngjashme me gripin. Studimi ndodhet ende në fazat fillestare, ndërsa një provë e fazës së dytë ka nisur tashme./GazetaShneta/


