Vaksinat e para anti covid nga AstraZeneca do të arrijnë sot në Kosovë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, në Twitter shkruan Gazeta Shneta.
Mirëpo, kush do të vaksinohet në fazën e parë sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH)?
Nga plani i hartuar nga MSH-ja, individët më të rrezikuara ndaj Covid-19 janë punëtorët shëndetësor, pershonat e moshuar mbi moshën 80 vjeç, dhe të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike.
Personat të cilët presin të vaksinohen do të marrin dy doza të vaksinës anti covid, në pjesën e sipërme të krahut.
Pas dozës së dytë nevojitet dy javë kohë për të arritur efektin e imunizimit, mirëpo edhe pas vaksinimit duhet respektuar masat mbrojtëse.
Deri më tani, hulumtimet kanë bërë të ditur se vaksinat kanë treguar efikasitet pa dallim në moshë, gjini apo racë./GazetaShneta/