Pa vaksinat e COVID-19, numri kumulativ i vdekjeve në Evropë do të kishte qenë rreth 4 milionë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Të paktën 1.4 milionë jetë u shpëtuan në Evropë për shkak të vaksinave të sigurta dhe efektive kundër COVID-19, ka njoftuar të martën zyra rajonale evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Kjo ishte sipas një studimi të ri të OBSH-së ku u zbulua se vaksinat kundër COVID-19 reduktuan vdekjet me 57 për qind midis dhjetorit 2020 kur filloi prezantimi i vaksinave dhe marsit 2023, shkruan Euronews përcjell Gazeta Shneta.
Numri kumulativ i vdekjeve në rajonin evropian, i cili aktualisht qëndron në 2.5 milionë jetë, mund të kishte arritur gati 4 milionë njerëz pa vaksina, tha Dr. Hans. Kluge, drejtor rajonal evropian i OBSH-së.
“Kjo është fuqia e vaksinave. Provat janë të pakundërshtueshme”, tha ai.
Mes tjerash, Dr. Kluge rekomandoi edhe një herë që njerëzit që janë në rrezik për COVID-19 të rëndë, ata që janë më të moshuar ose të imunokompromentuar, të marrin një dozë përforcuese të vaksinës gjashtë deri në 12 muaj pas dozës së tyre më të fundit.
Studimi vlerësoi në veçanti, se 96 për qind e atyre që u shpëtuan jetët për shkak të vaksinimit ishin mbi moshën 60 vjeç.
Vendet që reduktuan vdekjet me përqindjen më të lartë ishin Izraeli, Malta, Islanda, Danimarka, Finlanda dhe Britania e Madhe, ndërsa ato që reduktuan vdekjet me përqindjen më të vogël ishin Rumania dhe Ukraina. /Gazeta Shneta/